Instalimi
- Kushtojini vëmendje tensionit të rrjetit! Tensioni i burimit të energjisë duhet të korrespondojë me informacionin në pllakën e emrit të veglës elektrike.
Vegla elektrike është e pajisur me mbrojtje nga mbingarkesa. Kur përdoret sipas qëllimit, vegla elektrike nuk mund të mbingarkohet. Nëse ngarkesa është shumë e lartë, elektronika fik veglën elektrike.
Për ta vënë sërish në funksion veglën elektrike, ndiqni këto hapa:
- Lëreni veglën elektrike të ftohet për të paktën 10 minuta.
- Shtypni butonin e rinisjes (26) dhe më pas ndizni sërish veglën elektrike.
Çelësi i ndezjes/fikjes është i ashtuquajturi ndërprerës me tension zero, i cili parandalon rinisjen e veglës elektrike pas një ndërprerjeje të energjisë (p.sh. tërheqja e spinës gjatë funksionimit).
Për të ndezur sërish veglën elektrike, duhet të shtypni sërish butonin e gjelbër të ndezjes (25) .