Udhëzime sigurie për sharrat tavolinë
- Mbajini mbrojtëset të montuara. Mbrojtëset duhet të jenë në gjendje pune dhe të jenë të montuara mirë. Nëse një mbrojtëse lirohet, dëmtohet ose nuk funksionon siç duhet, ajo duhet riparuar ose ndërruar.
- Përdorni gjithmonë mbrojtësen e sharrës tavolinë, fletën mbrojtëse dhe pajisjen kundër goditjes mbrapsht për punë prerjeje tejpërtej. Për punët me prerje në të cilat disku i sharrës pret komplet të gjithë trashësinë e materialit, mbrojtësja dhe pajisjet e tjera të sigurisë ndihmojnë për të parandaluar rrezikun e lëndimit.
- Pasi të keni kryer një prerje jotejpërtej, si për shembull prerje të kanaleve, rikthejeni fletën mbrojtëse në pozicionin e zgjatur. Me fletën mbrojtëse në pozicionin e zgjatur, vendosni mbrojtësen e diskut dhe pajisjen kundër goditjes mbrapsht. Mbrojtësja, fleta mbrojtëse dhe pajisja kundër goditjes mbrapsht ndihmon për të parandaluar rrezikun e lëndimit.
- Sigurohuni që fleta e sharrës të mos prekë mbrojtësen, fletën mbrojtëse ose materialin e punës para se të ndizni çelësin. Kontakti padashur i këtyre objekteve me diskun e sharrës mund të shkaktojë situatë të rrezikshme.
- Rregullojeni fletën mbrojtëse siç tregohet në manualin e udhëzimeve. Gabimet në lënien e hapësirave, pozicionimin dhe rregullimin mund të bëjnë që fleta mbrojtëse të mos ketë efekt për të ulur rrezikun e goditjes mbrapsht.
- Që fleta mbrojtëse dhe pajisja kundër goditjes mbrapsht të funksionojnë siç duhet, ato duhet të kapen te materiali i punës. Fleta mbrojtëse dhe pajisja kundër goditjes mbrapsht nuk kanë efekt kur prisni materiale që janë tepër të shkurtra për t'u kapur me fletën mbrojtëse dhe pajisjen kundër goditjes mbrapsht. Në kushte të tilla, goditja mbrapsht nuk mund të parandalohet nga fleta mbrojtëse dhe pajisja kundër goditjes mbrapsht.
- Përdorni disk të përshtatshëm për fletën mbrojtëse. Që fleta mbrojtëse të punojë siç duhet, diametri i diskut të sharrës duhet të përputhet me atë të fletës mbrojtëse të përshtatshme, dhe trupi i diskut të sharrës duhet të jetë më i hollë se trashësia e fletës mbrojtëse, dhe gjerësia e prerjes së diskut të sharrës duhet të jetë më i gjerë se trashësia e fletës mbrojtëse.
RREZIK: Mos i vendosni asnjëherë gishtat ose duart pranë diskut të sharrës ose në një drejtim me të. Një çast i humbjes së vëmendjes ose një rrëshqitje e lehtë mund t'i çojë duart te disku i sharrës dhe mund të lëndoheni rëndë.
- Kalojeni materialin në diskun e sharrës vetëm në drejtim të kundërt të rrotullimit. Kalimi i materialit në të njëjtin drejtim në të cilin rrotullohet disku i sharrës sipër tavolinës mund të bëjë që materiali dhe duart të tërhiqen drejt diskut të sharrës.
- Mos e përdorni asnjëherë matësin e këndeve për ta kaluar materialin kur bëni prerje, dhe mos e përdorni mbrojtësen e prerjeve si ndalesë gjatësie kur prisni me matësin e këndeve. Kalimi i materialit me mbrojtësen e prerjeve dhe matësin e këndeve në të njëjtën kohë rrit rrezikun e bllokimit të diskut të sharrës dhe të goditjes mbrapsht.
- Kur bëni prerje, mbajeni gjithnjë materialin në kontakt të plotë me mbrojtësen dhe ushtroni forcë në material midis mbrojtëses dhe diskut të sharrës. Përdorni një shkop për shtyrje kur distanca midis mbrojtëses dhe diskut të sharrës është më pak se 150 mm, dhe përdorni një bllok shtytës kur kjo distancë është më pak se 50 mm. Pajisjet “ndihmëse në punë” do t'ju mbajnë duart në një distancë të sigurt nga disku i sharrës.
- Përdorni vetëm shkopin shtytës të ofruar nga prodhuesi ose që është ndërtuar sipas udhëzimeve. Ky shkop shtytës siguron distancë të mjaftueshme të dorës nga disku i sharrës.
- Mos përdorni asnjëherë një shkop shtytës të dëmtuar ose të prerë. Një shkop shtytës i dëmtuar ose i prerë mund të bëjë që dora t'ju rrëshqasë te disku i sharrës.
- Mos bëni asnjë veprim me “dorë të lirë”. Përdorni gjithmonë ose mbrojtësen e prerjes ose matësin e këndeve për të pozicionuar dhe drejtuar materialin. “Dorë e lirë” do të thotë përdorimi i duarve për të mbajtur ose drejtuar materialin, në vend të një mbrojtëse prerjeje ose matësi këndesh. Sharrimi me dorë të lirë bën shkakton keqpozicionim, bllokim dhe goditje mbrapsht.
- Mos u zgjatni asnjëherë rrotull ose sipër një disku sharre që po rrotullohet. Nëse zgjateni për të kapur një material, kjo mund të shkaktojë kontakt padashur me diskun e sharrës që është në lëvizje.
- Siguroni mbështetje të mëtejshme të materialit mbrapa dhe/ose anash sharrës tavolinë për materialet e gjata dhe/ose të gjëra në mënyrë që t'i mbani në nivel. Materialet e gjata dhe/ose të gjera kanë prirjen të anohen në skajin e tavolinës, duke shkaktuar humbje të kontrollit, bllokimi të diskut të sharrës dhe goditje mbrapsht.
- Kalojeni materialin me ritëm të njëtrajtshëm. Mos e përthyeni, rrotulloni ose lëvizni materialin nga njëra anë në tjetrën. Nëse ndodh bllokim, fikeni menjëherë mjetin, hiqeni mjetin nga priza dhe lironi bllokimin. Bllokimi i diskut të sharrës nga materiali mund të shkaktojë goditje mbrapsht ose ndalim të motorit.
- Mos i hiqni copat e prera të materialit ndërkohë që sharra është duke punuar. Materiali mund të bllokohet midis mbrojtëses ose brenda mbrojtëses së diskut të sharrës dhe diskut të sharrës, duke ju tërhequr gishtat te disku i sharrës. Fikeni sharrën dhe prisni derisa disku i sharrës të ndalojë para se ta hiqni materialin.
- Përdorni një mbrojtëse ndihmëse në kontakt me tavolinën kur prisni material me trashësi më pak se 2 mm. Materiali i hollë mund të ngecë poshtë mbrojtëses së prerjes dhe të krijojë goditje mbrapsht.
Goditja mbrapsht është një reagim i papritur i materialit për shkak të një flete sharre që kafshohet ose bllokohet, ose vijës së prerjes në material që nuk përputhet në raport me diskun e sharrës, ose kur një pjesë e materialit bllokohet midis diskut të sharrës dhe mbrojtëses së prerjes ose një objekti tjetër të palëvizshëm.
Në rastet më të shpeshta gjatë goditjes mbrapsht, materiali ngrihet nga tavolina nga pjesa e pasme e diskut të sharrës dhe shkon drejt përdoruesit.
Goditja mbrapsht është pasojë e keqpërdorimit të sharrës dhe/ose procedurave ose kushteve të gabuara në punë, të cilat mund të shmangen duke marrë masat e duhura parandaluese që tregohen më poshtë.
- Mos qëndroni asnjëherë në vijë të drejtë me fletën e sharrës. Poziciononi gjithmonë trupin në të njëjtën anë të fletës së sharrës si mbrojtësja. Goditja mbrapsht mund ta shtyjë materialin me shpejtësi të lartë drejt kujtdo që është përballë dhe në një vijë me fletën e sharrës.
- Mos u zgjatni asnjëherë sipër ose mbrapa fletës së sharrës për të tërhequr ose për të mbajtur materialin. Mund të ndodhë kontakt aksidental me diskun e sharrës, ose goditja mbrapsht mund t'ju tërheqë gishtat te disku i sharrës.
- Asnjëherë mos e mbani dhe shtyni materialin që po pritet pas diskut të sharrës. Shtyrja e materialit që po pritet pas diskut të sharrës do të krijojë gjendjen e bllokimit dhe të goditjes mbrapsht.
- Bashkojeni mbrojtësen që të jetë paralel me diskun e sharrës. Nëse mbrojtësja e sharrës nuk është paralel, ajo do të kafshojë materialin pas diskut të sharrës dhe do të krijojë goditjen mbrapsht.
- Përdorni një dërrasë të dhëmbëzuar për ta drejtuar materialin pas tavolinës dhe mbrojtëses kur bëni prerje jotejpërtej, si për shembull prerje të kanaleve. Një dërrasë e dhëmbëzuar ndihmon për të kontrolluar materialin në rastin e goditjes mbrapsht.
- Mbështetini panelet e mëdha për të ulur rrezikun që disku i sharrës të bllokohet dhe të shkaktojë goditje mbrapsht. Panelet e mëdha kanë prirjen të harkohen nga pesha e tyre. Mbështetësja ose mbështetëset duhet të vendosen në të gjitha pjesët e panelit që dalin përtej tavolinës.
- Bëni shumë kujdes kur prisni një material që është përdredhur, është me nyje ose që ka marrë hark, ose që nuk ka anë të drejta, për ta drejtuar me matësin e këndeve ose përgjatë mbrojtëses. Një material që ka marrë hark, që ka nyjë ose që është përdredhur, është i paqëndrueshëm dhe shkakton keqpozicionim të prerjes me diskun e sharrës, bllokim dhe goditje mbrapsht.
- Mos prisni asnjëherë më shumë se një material, të mbivendosur vertikalisht apo horizontalisht. Disku i sharrës mund të kapë një ose disa pjesë dhe të shkaktojë goditje mbrapsht.
- Kur e rindizni sharrën me diskun e sharrës brenda materialit, vendoseni diskun e sharrës në qendër të prerje në mënyrë që dhëmbët e sharrës të mos kapen te materiali. Nëse disku i sharrës bllokohet, ai mund ta ngrejë materialin dhe të shkaktojë goditje mbrapsht kur rindizet sharra.
- Mbajini disqet e sharrave të pastra, të mprehta dhe me dhëmbët të drejtuar mirë. Mos i përdorni asnjëherë disqet e sharrave që kanë marrë hark ose disqet e sharrave që kanë dhëmbë të plasaritur ose të thyer. Disqet e sharrave që janë të mprehta dhe të drejtuara mirë ulin rrezikun e bllokimit dhe të goditjes mbrapsht.
- Fikeni sharrën tavolinë dhe shkëputni kordonin e energjisë kur hiqni insertin e tavolinës, kur ndryshoni diskun e sharrës ose kur bëni rregullime në fletën mbrojtëse, në pajisjen kundër goditjes mbrapsht ose në mbrojtësen e diskut të sharrës, si dhe kur pajisja lihet pa mbikëqyrje. Masat parandaluese shmangin aksidentet.
- Mos e lini asnjëherë sharrën tavolinë të punojë pa mbikëqyrje. Fikeni dhe mos u largoni nga vegla derisa të ketë ndaluar plotësisht. Një sharrë që është duke punuar pa mbikëqyrje është burim rreziku.
- Vendoseni sharrën tavolinë në një vend të ndriçuar mirë dhe në nivel ku mund t'i vendosni këmbët mirë dhe të ruani ekuilibrin. Ajo duhet të instalohet në një vend ku ka hapësirë të mjaftueshme për të përballuar me lehtësi madhësinë e materialit. Hapësirat me dysheme të ngarkuara, të errëta dhe të paniveluara janë burim aksidentesh.
- Pastrojeni dhe hiqeni shpesh tallashin nga poshtë sharrës tavolinë dhe/ose pajisja e grumbullimit të pluhurit. Tallashi i grumbulluar është i djegshëm dhe mund të marrë flakë.
- Sharra tavolinë duhet siguruar. Nëse sharra tavolinë nuk është e siguruar, ajo mund të lëvizë ose mund të rrëzohet.
- Hiqni veglat, copëzat e ushqimeve etj. nga tavolina para se ta ndizni sharrën tavolinë. Shpërqendrimet ose një bllokim i mundshëm mund të jenë të rrezikshme.
- Përdorni gjithmonë tehe sharre të madhësisë së duhur dhe me një vrimë të përshtatshme montimi (p.sh. në formë diamanti ose të rrumbullakët). Tehët e sharrës që nuk përputhen me pajisjen e montimit të sharrës do të mbarojnë plotësisht dhe do të rezultojnë në humbje të kontrollit.
- Mos përdorni asnjëherë mjete montimi, rondele, bulona ose dado të dëmtuara ose të gabuara të disqeve të sharrave. Këto mjete për montim janë bërë posaçërisht për sharrën tuaj, për përdorimin e sigurt dhe për performancë optimale të saj.
- Mos hiqni asnjëherë mbi sharrën tavolinë, mos e përdorni si stol për të hipur sipër. Mund të ndodhin lëndime të rënda nëse sharra rrëzohet ose nëse mjeti prerës preket padashur.
- Sigurohuni që disku i sharrës të instalohet që të rrotullohet në drejtimin e duhur. Mos përdorni disqe fërkuese, furça teli ose gurë smerilues në një sharrë tavolinë. Instalimi i gabuar i disqeve të sharrave ose përdorimi i aksesorëve të parekomanduar mund t'ju shkaktojë lëndime të rënda.